SHOFERI I XHAFAJT/ Zbulohet një tjetër detaj i trishtë. Së shpejti ai do të fejohej….

0
802

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës në Tiranë, aty ku gardisti 31 vjeçar Shkëlzen Qordja vrau veten me armën e shërbimit.
Ai ishte gjithashtu shoferi i ministrit Xhafaj.

Çfarë ndodhi:
Pista e parë ku u hetua ishte ajo se Shkëlzeni kishte dy ditë që ishte pezulluar nga puna, por këshilltari i ministrit të Brendshëm e mohoi menjëherë këtë duke thënë se ai ishte në detyre funksinale.

Pas ekspertizës së parë u zbulua se 31 vjeçari kishte vrarë veten duke përdorur armën tip automatic MP5, qe ishte edhe arma e tij e shërbimit.

“Garazhi ishte i mbyllur nga brenda dhe gardisti ka qëlluar veten 3 herë, me anë të asaj që quhet “Qitje me Breshëri”, thuhej në ekspertizë.

Sot u bë e ditur se Shkëlzeni kishte festuar një natë me para deri në orët e vona, para se të merrte vendimin tragjik për jetën e tij. Eksperiza mjeko ligjore bëri me dije se nëse ai do kishte mbërritur pak më herët në spital, do kishte mundur të shpëtonte.

Zbulohet nje tjeter detaj i trishte, u tha  se 31 vjeçari pas disa ditësh do fejohej, fakt ky, që e bën vdekjen e shoferit të ministrit akoma dhe më enigmatike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here