Teatri Kombëtar/ Tabaku: “Grabitja me e madhe e pronës publike”

0
166

Qeveria ka rritur taksat 5 mld euro dhe nuk gjen dot 30 mln euro për Teatrin Kombëtar”, ka thënë n/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku, teksa i ka kërkuar Ministrit të Financave Arben Ahmetaj të flasë në lidhje me këtë çështje në Komision.

“Kjo eshte grabitja me e madhe e pronës publike. Sot e keni kthyer parlamentin në zyrë tenderash e koncesionesh se keni frikë ta miratoni vetë. Sot me aferën e Teatrit po pastrohen paratë e krimit dhe të drogës e kam një vit që e them e ka shkuar në vesh të shurdhët. Sot në rend dite duhet të ishte Teatri Kombëtar.

Projekt-Ligji i qeverisë shqiptare është bashkëfirmosur nga Ministrja e Kulturës dhe zv/Ministri i Ekonomisë dhe Financave. Mqse Ministri Ahmetaj ka ardhur sot këtu, duhet të flasë vetëm për këtë ligj, dhe për asgjë tjetër”, është shprehur Tabaku.

Opozita, shtoi zonja Tabaku, prej kohësh e ka ngritur shqetësimin serioz për shembjen e Teatrit Kombëtar, ashtu si për çështjen Xhafa, përfshirjes së të vëllait të tij në trafik droge, i cili rezultoi i vërtetë. “Çdo diskutim që ne kemi bërë në këtë Komision ka rezultuar e vërtetë. Kemi denoncuar prej një muaj e gjysëm çështjen e Ministrit të Brendshëm dhe çështjen e pastrimit të parave, i cili u reflektua edhe në rënien e Euros që sot pensionistët, bizneset dhe emigrantët po e vuajnë. Kemi ngritur shqetësimin për ritjen e taksave dhe konkretisht atë të pronës, dhe rezultoi e vërtetë”, theksoi Tabaku

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here