Joachim Low nuk do të largohet nga pankina e Gjermanisë.
Ky është lajmi i fundit që raportojnë mediet ndërkombëtare teksa bëjnë me dije që Federata Gjermane e Futbollit nuk do ta shkarkojë teknikun e njohur.
Edhe pse dështoi me “Panzerat” në Botëror, Federata Gjermane ka vendosur t’i besojë sërish postin e trajnerit. Sipas asaj që raportohet bashkëpunimi mes palëve do të vijojë deri në vitin 2022.