“Raportimi i CIA për Shqipërinë: Asgjë për Rilindjen Urbane”

0
384

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar ne facebook pas raportimit të CIA për Shqipërinë, ku duket se Rilindja Urbane nuk i ka bere pershtypje. 

Postimi i plotë:

Ja si raporton CIA për Shqipërinë në raportimet e saj të fundit:

“Shqipëria shërben si rrugë kalimi për opiumin dhe hashashin nga veri-perëndimi i Azisë, si dhe për një sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika e Jugut, të cilat më pas tregtohen në Evropën Perëndimore.

Normal që klima pozitive për trafiqet, përkthehet në hall për biznesin e ndershëshëm dhe konkurencën e lirë.

Ja çfarë raporton për klimën e biznesit dhe investitorët e huaj:

“Procedurat komplekse tatimore dhe të licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet pronësore, si dhe infrastruktura e vjetruar, kanë kontribuar për krijimin e një mjedisi të dobët për biznesin dhe kanë bërë që të largohen investitorët e huaj”.

Pra jo investitorë të rinj, nuk bëhet fjalë, por flitet për largim të atyre ekzistues.

Me keqardhje, asgjë nuk thuhet për Rilindjen Urbane!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here