Në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në komisariatin e Korçës, për vdekjen e Enea Ftojit, familjarët kanë kundërshtuar ekspertizën mjeko-ligjore të 27-vjeçarit.
Avokatët e familjes Ftoi kanë depozituar në Prokurorinë e Korçës kërkesën për kundërshtimin e konkluzioneve të aktit të ekspertimit.
Mësohet se familjarët nuk janë dakord me përfundimet e grupit të eksperteve mjeko-ligjorë. Ata kanë kërkuar riekspertim të organeve të të ndjerit Enea Ftoj.
Organet ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria ka afat 10 ditë për të vendosur mbi kërkesën e avokateve, që përfaqësojnë familjen e 27 vjecarit, i cili gjeti vdekjen ne ambientet e Komisariatit të Korçës.