Aktori Alert Çeloaliaj po merr pjesë në protestën para parlamentit të Shqipërisë për të ndaluar deputetët e Kuvendit që të mos votojnë projektligjin që shemb Teatrin Kombëtar.
“Fjala më e madhe sot do të jetë ajo e komuniteti artistik. I bëjmë thirrje prej kaq kohësh, moskalimi i këtij ligji antikombëtar që godet trashëgiminë kulturore, godet simbolet e këtij vendit.
Jemi duke mbrojtur dy godina të rëndësishme, si teatrin Kombëtar, ashtu edhe Teatrim Kombëtar Eksperimental. Për të gjitha këto jemi këtu.
Unë besoj tek njerëzit e qytetëruar, nuk dua t’i ndaj në njerëz të Kuvendit e jo. Besoj se kjo është goditje shumë e madhe që i bëhet kulturës sot.”