Një histori mjaft interesante ka rrëfyer këngëtarja shqiptare në emisionin “Nin”.
Bëhet fjalë për Shyhrete Behlulin e cila ka treguar një eksperiencë nga martesa e saj, në vitin 1981. Shyhrete Behluli rrëfen se që e vogël këndonte këngë patriotike, dhe shumica kanë mendonin në atë periudhë se për këtë arsye është vrarë gjatë vitit 1982 nga serbët.
Por në të njëjtin vit këngëtarja është martuar në Podujevë, dhe lajmi i martesës i ka shokuar të gjithë. Sakaq, këngëtarja rrëfen se të gjtihë ishin mbledhur për të vërtetuar se ishte gjallë.
“Kur jam martuar, njerëzit prej kureshtjes kanë ardhur për të më parë. Dy anët e rrugës, që ndoshta kanë qenë një kilometër prej shtëpisë, ishin mbushur me njerëz. Kishin ardhur prej fshatrave përreth, me traktorë, me çfarë kanë mundur, për të më parë mua. Kur kam ardhur në oborr nuk mundja të dilja, të kaloja tek shkallët. Nuk mundesha prej grave sepse s’të linin të hapje derën.”- ka treguar Shyhretja.