Policia e Fierit ka arrestuar një 52-vjeçar nga Mbrostari i Fierit, Xhevat Bregun, i cili ka plagosur me thikë P.Gj. 63 vjeç, banor i fshatit Daullas.
Incidenti ndodhi dje në datën 4.07.2018, rreth orës 18:20, në lagjen “8 Shkurti” për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, Xhevat Bregu e ka goditur me thikë, shtetasin P.Gj i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Autori pasi ka goditur është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e policisë pasi morën njoftimin organizuan punën dhe gjatë mesnatës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 78, 22 dhe 279 të Kodit Penal.