Ndërsa kanë përfunduar mbledhjet e grupeve parlamentare, ka rifilluar seanca plenare e së enjtes, në të cilën pritet votimi i projektligjit për teatrin.
Ndërsa ka rinisuar seanca plenare, njëkohësisht jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, artistët dhe qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, vijojnë protestën e tyre.
Mësohet se Partia Socialiste në mbledhjen e grupit ka vendosur të votohet pro projektligjit për Teatrin.
Qytetarët i kërkoj Ruçit dhe deputetëve të PS të mos votojnë këtë projektligj.
Nga ana tjetër PD dhe LSI vijojnë të bashkërendojnë qëndrimet e tyre kundër këtij projektiligji, ndërsa mësohet se Basha po merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI.
Aktivisti Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje që qytetarët dhe artistët të bëhen gati për përballje trup me trup.