Franca siguron biletën për në gjysmëfinale, Uruguai kthehet në shtëpi (VIDEO)

0
178
NIZHNY NOVGOROD, RUSSIA - JULY 06: Antoine Griezmann of France scores his sides second goal during the 2018 FIFA World Cup Russia Quarter Final match between Uruguay and France at Nizhny Novgorod Stadium on July 6, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Franca është gjysmëfinalja e parë për Kupën e Botës në Rusi 2018. “Gjelat” e drejtuar nga Didier Deschamps fituan pastër 2-0 në çerekfinalen ndaj Uruguait, një ndeshje të cilën nuk e vendosën asnjëherë në diskutim gjatë gjithë 90 minutave. Skuadra e Tabarez vuajti shumë mungesën e Cavanit, i cili nuk luajti për arsye dëmtimi, ndërkohë që në krahun tjetër Griezmann dhuron spektakël me gol dhe asist.

Kylian Mbappe kishte një mundësi të artë në minutën e 15-të, kur u gjend i lirë në zonë, por goditja e tij me kokë është e dobët, dhe përfundon mbi traversë. Uruguai përpiqet që të reagojë, dhe në minutën e 35-të, krijojnë një rast të rrezikshëm me Vecinon, i cili provoi me një goditje në hyrje të zonës. Franca kaloi në avantazh në minutën e 40-të, pas një goditje dënimi, Griezmann krosoi në zonë për Varane, i cili e shoqëroi mjaft bukur me kokë në rrjetë. Uruguai u përgjigj shumë shpejt me Caceres, goditja e të cilit me kokë u prit në mënyrë spektakolare nga Lloris, ndërkohë që më pas Godin goditi shumë keq shumë pranë portës.

Fraksioni i dytë nisi me Uruguain ne kërkim të golit, por “Gjelat” godasin sërish duke shënuar edhe një tjetër gol. Në minutën e 61-të, Grizmann goditi shumë fortë në hyrje të zonës, teksa portieri Muslera ka gabuar në mënyrë fatale, duke mos arritur që ta ndalë topin. Më tej Franca e ka të thjeshtë për të administruar rezultatin, ndërkohë që Uruguai nuk krijon asnjëherë rrezikshmëri në portën e Lloris. /Koha Jonë/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here