Greku përdhunon shqiptaren dhe i kërcënon vajzën

0
253

Një shqiptare në Greqi ka denoncuar një 56-vjeçar grek për përdhunim, raportojnë mediat helene. Greku i dyshuar për përdhunim u arrestua në Ilida të qytetit Amaliada.

Një ditë më parë, 40-vjeçareja shqiptare bëri kallëzim në polici. Sipas dëshmisë së saj: tre ditë më parë, pasi caktoi një takim me grekun, ai e çoi atë me makinë në një zonë të veçuar në një pyll dhe duke përdorur dhunën, abuzoi me të seksualisht.

Në polici ka dëshmuar edhe vajza 22 vjeçe e shqiptares. Kjo e fundit raportohet të ketë thënë se greku iu afrua një ditë pas ngjarjes dhe e kërcënoi atë që ti thotë të ëmës të mos lajmërojë policinë lidhur me atë çka ndodhi.

Por, gruaja shqiptare vendosi të bëjë kallëzim, duke çuar kështu në pranga 56-vjeçarin grek.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here