Deputetja e LSI Floida Kërpaçi ka reaguar pas votomit te mazhorances per prishjen e Teatrit Kombetar. Kërpaçi shkruan se ligji i miraruar diten e djeshme eshte shkaterrimi i Identitetit Kombëtar.
Postimi i plotë:
Ligji i djeshëm për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar nuk është gjë tjetër veçse shkatërrim i Identitetit Kombëtar. NE VOTUAM KUNDËR këtij ligji, për të mbrojtur me zemërdhe përgjegjësi Identitetin Kombëtar, i cili është i paçmueshëm,por Rilindja që për ca grushta para shet çdo gjë, legjitimoi vjedhjen e pasurisë publike në interes të klientëve të qeverisë
Me vendosmëri do të votojmë e qëndrojmë në kundërshti ndaj çdo akti e veprimi të qeverisë korruptive të Edi Ramës që përvec pasurisë publike, ka vjedhur të ardhmen dhe shpresën e Rinisë Shqiptare