Khole Kardashian tregon momentin më të vështirë pas ardhjes në jetë të vajzës

0
223

Leja e lindjes e Khloé Kardashian është drejt fundit. 12 javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën True Thompson, ylli i “Keeping Up ëith the Kardashian” tregon se është shumë nervoze për rikthimin në punë.

“Kam menduar shumë për datën 6 korrik. Oh Zot, duhet të rikthehem në punë në datë gjahstë dhe jam shumë nervoze. Nuk e di sesi do e lë vetem nesër tërë ditën. Por duhet të rikthehem në punë. Po frikësohem kaq shumë. Por do jem në rregull, apo jo mama?” – tregon Khloe në një video në Snapchat.

Që prej ardhjes në jetë të True, Khloe nuk është ndarë as edhe për një sekond ga vogëlushja True.

“Dita e parë në punë që pas lindjes së True! Jam shumë e shqetësuar që po e lë vajzën time vetëm, por njëkohësisht plot energji, pasi po rikthehem në punë me një shtysë dhe motivim më të madh. Tashmë nuk jam vetëm unë”, – shkruan Khloe Kardashian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here