Kujtimet e këqija na përndjekin/ E lanë të dergjej GJYSMË E VDEKUR, vajza nga Tirana…

0
205

Disa ndodhi në jetën tonë na shënjojnë përjetë, qoftë të mira apo të këqija.

Nuk fshihen kurrë nga memoria jonë sado kohë të kalojnë.

Zakonisht janë kujtimet e këqija ato që na përndjekin dhe na bëjnë që ta jetojmë jetën me mllef dhe urrejtje, megjithëse mund të shërbejnë si një mësim i vlefshëm për të ardhmen.

Një vajzë ka rrëfyer për JOQ, historinë e jetës së saj që e bëri të ndryshonte rrënjësisht mënyrën se si i sheh gjërat.

Ajo ka vendosur të shprehë disa fjalë për personat që i shpëtuan dhe ata që e lanë të dergjej gjysmë e vdekur, pas një aksidenti të tmerrshëm të ndodhur disa vite më parë.

E reja megjithëse ka kaluar shumë pas aksidentit ka vendosur t’u thotë dy fjalë personave që e vranë shpirtërisht, kur nuk mundën t’ia merrnin jetën!

Vajza shkruan:

Pershendetje JOQ
Me dt 01.04.2003 ne Unazen e Re u perplasen dy vajza te moshes 18 vjec nga nje makin e vjedhur dhe u lan ne rrug per te vdekura ! Njera nga ato jam un , e mallkoj ate dite sepse me nderpreu endrrat ne mes. Por mallkoj me shum ata dy persona qe na lane ne rruge dhe u larguan me vrap ( sic me kan then sepse un rash ne koma per 9 dit dhe nuk mbaj mend asgje ) kur u zgjova , pash qe endrrat qe kisha mu prene ne mes dhe krevati u be miku im per shum muaj me rradh, gjithashtu dhimbjet pa fund qe me shoqerojne dhe sot .
Thjeshte dua tu them atyre dy zoterive qe cdo gje lahet ne kte jete dhe thjeshte nese ata e lexojne dua tu them , qe un jetoj dhe jam me e fort se kurr , pa cka qe dhimbjet do i kem te perjetshme .
Por juve si mund te keni dinjitet te vazhdoni jeten , te krijoni familje dhe te keni ne nderrgjegje ate qe bet ?
Shpresoj ta lexoni dhe nese jo, te jeni duke u tretur ne dhe , sic gati ma mundesuat mua ate gje ne lulen e rinise.
Spitalit , hmm flm qe me lat 2 or nen carcaf te bardh ne korridor per te vdekur , por dhe aty fati me ndimoj qe te mos varrosem e gjall . Kur nje i aferm me zbuloj per te me puthur ne ball dhe e pa qe jam e ngroht dhe pas 2 orve .
Si ka mundesi qe te ndodhin kto gjera ! Shpresoj qe ata doktor qe me lan mua ashtu , te mos ken varrosur nje te gjalle.
Dhe faleminderit atyre qe me moren ne ane te rruges dhe me derguan ne spital dhe atyre doktoreve qe u kujdesen per mua qe sot te jem gjall. Shum flm.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here