Presidenti i Shqipërise Ilir Meta në nje status ne Facebbok ka shprehur ngushellimet e tij familjarve te Skender Hykes. Një prej futbollistëve më të dashur të fanellës bardhë e blu. Futbollisti i njohur do te kujtohet me mirnjohje dhe nderim nga te gjithe u shpreh Meta.
Statusi i plotë:
Ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe Klubit të Futbollit Tirana për ndarjen nga jeta të Skënder Hykës. Ai do të mbetet një prej futbollistëve më të dashur të fanellës bardhë e blu të viteve 60-70 dhe një prej sulmuesve dhe golashënuesve më të mirë të kampionatit kombëtar të futbollit. Kontributi i tij i vyer si anëtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe si trajner dhe mësues i palodhur i edukimit fizik, do të mbeten në kujtesën e të gjithëve. Modeli i një qytetari të Tiranës dhe përfaqësues i denjë i familjeve të vjetra tiranase, Skënderi do të kujtohet me mirënjohje dhe nderim nga të gjithë sportdashësit për emocionet e veçanta që ai u dhuroi në fushën e gjelbërt. Jam pranë familjes Hyka, e cila për dekada të tëra vazhdon t’i japë futbollit tonë emra të njohur e të shquar! U prehtë në paqe shpirti i tij