Si ta kuptosh që ajo që ndjen për partnerin është dashuri

0
600

Jam i/e dashuruar!? Cilin drejtim po  merr kjo lidhje? A ndjen të njëjtat gjëra për mua? Si ta dijë nëse është dashuri? Ndoshta është vetëm dëshirë të rri me atë person? Ekzistojnë disa çelësa që mund të ndihmojnë të kuptosh diferencën mes dashurisë dhe tërheqjes seksuale.

Së pari duhet të identifikojmë nëse është dashuri, sipas ekspertëve dhe sociologëve. Kjo ndjenjë do të thotë se prania e personit tjetër në jetën tënde bëhet esenciale.

Si ta dijë nëse kjo që po ndjej është dashuri?

Askush nuk ka thënë se është e lehtë të kuptosh qartë se çfarë ndjen. Si dashuria ashtu edhe dëshira seksuale mund të jenë pasiononte, dhe është shumë e vështirë të i ndani këto dyja e të dini se çfarë në të vërtete po ndodh me ndjenjat e tua. Gjëja e parë që duhet të bësh është të kuptosh nëse ju keni ndjena të forta për personin tjetër.

Koha e thotë të gjithën

Nëse do të dish nëse është dashuri ajo se çfarë ndjen, mundohu që të mos ngutesh, dashuria vjen me kohë. Mund të ketë shumë sjellje, personalitet, dhe virtyte të këtij njeriu që ende ti nuk i njeh, dhe që mund të bëjnë të dashurohesh shumë. Edhe pse dashuria në shikim të parë ekziston, por në shumë raste ndodh që venitet ashtu si ka filluar, për këtë arsye jepi kohë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here