Një 41-vjeçar nga fshati Gjuricaj në Durrës ka humbur jetën këtë të enjte në spitalin Rajonal, tre ditë pasi është dhunuar nga i ati. Viktima është Agron Tema, thanë burime policore,
Në pranga është vënë babi i viktimës, 70-vjeçari, Xhavit Tema. Ky i fundit u arrestua që tre ditë më parë, kur dhunoi në banesë djalin dhe nusen e djalit Jurlinda, nën akuzën e dhunës në familje. Pritet që Prokuroria të ndryshojë akuzën ndaj 70-vjeçarit në “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, tani që djali i tij ndërroi jetë pas dhunës së pësuar.
Burime policore thanë se të hënën e 2 korrikut, në kulmin e një sherri, 70-vjeçari dhunoi në banesë djalin dhe nusen e këtij të fundit, 24 vjeçe, duke i goditur me sende të forta.
Ata u transportuan në spital, por tre ditë më vonë, 41-vjeçari humbi jetën. Ndërsa e reja mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Komisariatit të Policisë Durrës
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 05. 07. 2018, ka ndërruar jetë në spital shtetasi A. T., vjeç 41, banues në Gjuricaj, Durrës. Neni 130/a i Kodit Penal.