Ylli i Brazilit i jep fund Botërorit

0
296

Problemet me dëmtimet për skuadrën e Brazilit, duket se do të vazhdojnë gjatë gjithë Botërorit, pasi së fundmi është dëmtuar edhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Danilo.

26-vjeçari ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit, ku ka dëmtuar ligamentet e kyçit të majtë dhe sipas mjekëve, ai nuk do të jetë në gjendje të luajë për disa kohë, duke i dhënë fund në këtë mënyrë Kupës së Botës.

Në fakt, mbrojtësi i djathtë ka luajtur vetëm një takim në këtë Botëror, pikërisht atë ndaj Zvicrës në debutim, ndërkohë që në ndeshjet e tjera, vendin e tij e ka zënë Fagneri.

Megjithëse ai nuk do të jetë në gjendje për të luajtur, mjekët kanë vendosur që ai të qëndrojë me skuadrën në Rusi, ku do të kryejë edhe një terapi dhe fazë rikuperuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here