Dita e sotme me diell ka bërë që shumë kryeqytetas të nisen drejt Durrësit, për të shfrytëzuar kohën e mirë, pas disa ditëve me shi dhe vranësira.
Po duket se ky fluks lëvizjesh, ka krijuar dhe vështirësi në qarkullim, ku ë orët e paradites janë vënë re radhë kilometrike të mjeteve.
Në pak metra, në këtë aks rrugor janë shënuar dy aksidente, fatmirësisht pa pasoja të rënda, duke u evidentuar vetëm dëme materiale.
Me përfundimin e ndërhyrjeve në këtë aks rrugor, dhe hyrjen zyrtarisht në verë, e diela është kthyer vërtet në një ditë mjaft të ngarkuar për qarkullimin e mjeteve.