DASHI 21. mars – 20. prill
Gjate kësaj jave do bëni vërtet përpjekjet e duhura qe gjendja ne jetën tuaj ne çift te përmirësohet sa me shume. Do e vini partnerin mbi veten tuaj. Beqaret do dëshpërohen ditët e para sepse do marrin refuzime, por pas te enjtes gjithçka do ndryshoje. Disa miq do iu ndihmojnë te takoni persona me vlera. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ju drejtoje ne rrugën qe duhet te ndiqni dhe do arrini ta mbani situatën nen kontroll. Ndonjë investim te vogël do e kryeni pa frike. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha, vetëm se me ushqimin duhet bere kujdes. Po e tepruar mund te keni shqetësime. Ne pune, për te arritur majat, do ndërmerrni edhe rreziqe. Ne fundjave do merrni edhe shpërblime. Jeta familjare do jete e këndshme.
DEMI 21. prill – 21. maj
Mjedisi yjor do ketë ndikim te madh tej jeta juaj ne çift gjate kësaj jave. Nuk do përkujdeseni aq shume për atë qe keni ne krah dhe ne disa momente mund te lindin edhe mosmarrëveshje mes jush. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por pa rezultat. Druajtja dhe hezitimi do jene ato qe do ju prishin pune. Financat ka mundësi te përmirësohen fale një promocione qe do merrni nga puna. Shëndeti, edhe pse here pas here mund te jeni te stresuar, ne tërësi do jete i qëndrueshëm dhe pa probleme madhore. ne pune do avanconi goxha dhe do filloni projekte me përfitime te mëdha. Bravo për durimin dhe këmbënguljen. Edhe me familjaret do keni një marrëdhënie te mire.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Do jeni shume te lidhur me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj jave dhe do ndani me te çdo gëzim apo brenge. Nuk do mungojnë momentet e lumtura, por edhe ato te mërzitshëm. Sido qe te jete duke u bere gjithmonë bashke do kaloni lehtësisht gjithçka. Beqaret do jene me te kujdesshëm me joshjen dhe ka mundësi qe deri te premten te afrojnë pas vetes personin me te përshtatshëm. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por gjithsesi shume me te mira nga disa kohe me pare. Shëndeti do ketë përmirësime te jashtëzakonshme. Do ndiheni me ne forme se kurrë ndonjëherë me pare. Ne pune do jeni te përgjegjshëm dhe çdo hap do e hidhni e maturi. Me te privilegjuar do jene arkitektet dhe programuesit. Familja pa probleme.
GAFORRJA 22. qershor – 22. Korrik
Këtë jave do i mendoni me seriozisht gjerat ju te dashuruarit dhe here pas here do hapni edhe rruge. Pas te martës gjithçka ka për te qene fantastike. Beqaret do jene te ndërgjegjshëm për atë qe ndiejnë dhe atë qe duan te bëjnë ne jetën e tyre kështu qe do hedhin hapat e duhur. Ne planin financiar vërtet do jeni me shume fat, por kjo nuk do te thotë qe te rrezikoni pafund. Po u treguat te matur gjendja ka për te qene e mire edhe me vone. Sektori i shëndetit do mbetet i mire për aq kohe sa ju te kujdeseni për çdo gjë qe do konsumoni dhe te praktikoni here pas here edhe ndonjë aktivitet fizik. Ne pune do jeni shume te përgjegjshëm për detyrat qe do iu jepen dhe do bëni te pamundurën për t’i përmbyllur me sukses. Familja do ketë disa probleme.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Mos kërkoni te bëni çmenduri ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave sepse partneri nuk do jete ne humorin me te mire te mundshëm. Mire do ishte t’i merrnit gjerat shtruar dhe me realizëm. Beqaret ka gjase te realizojnë një takim te veçante i cili edhe mund t’i çoje drejt një lidhjeje serioze. Gjithsesi shkallet duhen ngjitur me ngadalë. Financat do jene disi me te qëndrueshme, megjithatë ende nuk është koha për te kryer shpenzime te mëdha. Shëndeti do vije duke u përmirësuar nga dita ne dite. Ne pune nuk do dorëzoheni derisa te arrini atje ku e kishit planifikuar. Disa miq te ngushte do iu mbështesin fort. Ne familje do keni një gëzim te madh qe do ju lumturoje.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Jeta juaj ne çift do favorizohet nga te gjithë yjet. Nuk do keni asnjë lloj divergjence me partnerin, përkundrazi te dy do mundoheni te bëni me te mirën qe gjerat te ecin si duhet. Ditën e mërkurë ose te enjte mund te bëheni paksa xheloze për atë qe keni ne krah, por do e kuptoni shpejt se e keni gabim. Beqaret me mire te presin ende para se te hedhin hapa sepse nëse fillojnë sot një lidhje shume shpejt do përballen me zhgënjime dhe do lëndohen. Ne planin financiar do jeni me më shume fat nga çdo here tjetër dhe mund te keni aq para sa te hiqni mënjanë. Shëndeti do jete edhe me i mire nëse merreni me not, vrap, karate apo ndonjë aktivitet tjetër fizik. ne pune do jeni shume te motivuar dhe askush nuk do ju ndaloje dot te arrini atje ku doni. familja e qete.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Dielli dhe Merkuri do jene dy planetët qe do e zbukurojnë edhe me shume jetën tuaj ne cift gjate kësaj jave. Do jeni tejet te përkujdesur për partnerin dhe do ja shprehni ndjenjat pafund. Edhe beqaret do kenë takime romantike, serioze dhe afatgjata. Vërtet kane pritur pak, por me ne fund gjerat do ju ecin ashtu si e kishin ëndërruar gjithmonë. Ne planin financiar gjendja do përmirësohet ne mënyrë te pabesueshme. Mos kërkoni arsyen sesi do iu vijnë paratë, por shfrytëzoni rastin për te bere investime. Shëndeti do kenë disa shqetësime, Shmangni disa ushqime te dëmshme dhe bëni pak me shume aktivitet fizik. Ne pune duhet te jeni largpamës dhe çdo hap duhet ta hidhni te mirëmenduar. Me familjaret do ketë grindje elementare.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Këtë jave jo vetëm qe do zgjidhen te gjitha mosmarrëveshjet apo hatërmbetjet e jetës tuaj ne çift, por do keni mundësi te qëndroni me pranë partnerit e do kaloni çaste romantike se bashku. Beqaret ka mundësi te luajnë me zjarrin gjate kësaj jave dhe padashje mund te digjen keq. Mos mendoni se për shkak te pamjes apo pozitës sociale mund te bëni çfarë te dëshironi. Nëse me financat keni pasur probleme e tronditje te forta, këtë jave gjendja do filloje te stabilizohet. Mbështetja e te afërmve ditët e para do jete e vyer. Gjendja shëndetësore do lere shume për te dëshiruar. Do jeni nervoze, por mund te keni edhe probleme me stomakun. Ne pune vërtet do lodheni pak, por keni për te gjetur zgjidhje për problemet qe ju kishin menduar aq shume. Për familjaret do përkujdeseni me tepër.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Jave mjaft harmonike kjo edhe për ju te kësaj shenje dhe qe jeni ne një lidhje. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do e forconi bashkëpunimin. Beqaret do kenë tërheqje fizike për disa persona me te mëdhenj se ata. Kujdes mos hidhni hapa për te cilat te pendoheni shpejt. Ne planin financiar do keni mbështetjen e yjeve dhe do arrini ta përmirësoni situatën. Shëndeti do jete edhe me i mire nëse merreni me ndonjë aktivitet fizik dhe tregoheni te kujdesshëm me ushqimin. Ne te kundërt mund te lindin disa probleme. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe do merrni te gjitha meritat qe iu takojnë. Me familjaret marrëdhënia do ftohet paksa.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Jeta ne çift do jete thuajse ideale gjate kësaj jave. Do e ruani te forte komunikimin ne çift dhe nuk do keni aspak probleme apo mosmarrëveshje. Beqaret do jene sensuale dhe do kenë dite plot ngjyra. takimet do jene te shumta dhe nga me te veçantat. Shfrytëzojini! Me buxhetin duhet te merreni me tepër. Po nuk i menaxhuar me kujdes te ardhurat do keni vështirësi me pas. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mund te keni dhimbje veshkash, dhimbje shpine dhe dhimbje krahësh. Vizitohuni tek një mjek specialist. Ne pune nuk duhet te nxitoheni te merrni vendime edhe sikur te jeni te bindur se do ia dilni. Ruani qetësinë. Jeta familjare do jete përgjithësisht e kënaqshme.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Këtë jave do i keni idetë shume te qarta ju te dashuruarit dhe pavarësisht gjithçkaje do gjeni kohen e duhur për ta bere partnerin te përjetojë emocione te forta. Ne fakt as nga ana e tij nuk do mungojnë surprizat e veçanta. Beqaret do ecin me plane dhe pa pyetur shume veta nuk do fillojnë një lidhje. Kjo mënyrë te sjelli do i beje te humbasin raste te shkëlqyera. Ne planin financiar pa u munduar shume do arrini ta përmirësuar situatën. Kjo për shkak te një pune me përfitime te konsiderueshme. Shëndeti do jete me i mire se kurrë me pare. Do ndiheni ne gjendje te shkëlqyer e do keni rezistence. Ne pune do ju duhet te merrni vendime përfundimtare ne lidhje me një propozim te bere me herët. Gjithçka do ndryshoje nga përgjigja qe do jepni. Me familjaret tregohuni me diplomate.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Fale mbështetjes se planetëve, këtë jave nuk do e keni aspak te vështirë te ruani një klime te ngrohte dhe te qete ne jetën tuaj ne çift. Ata qe kane pasur probleme serioze do i zgjidhin ato qe ditët e para. Beqaret do ndihen ende gati për te vendosur një unaze ne gisht edhe pse mund te marrin propozime serioze. Gjithsesi me e mira është qe te mos i lënë t’iu ikin nga duart disa persona. Tani për tani le te ruajnë vetëm miqësinë. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani te stabilizuar sepse do josheni mjaft nga objektet e luksit. Gjendja shëndetësore ka për te qene me e qete se me pare. Ne pune do jeni tej mase te organizuar dhe do arrini majat ne çdo fushe. Ne familja do mbizotërojë paqja.
© SYRI.net
Lexo edhe:
- FOTO +18/ Kim Kardashian e tepron këtë herë, provokon e ulur me këmbë të hapura
- FOTO/ E dashura super seksi e Vale Rossit!
- ‘Kabiri’ dhe modelja shqiptare më të dashuruar se kurrë! Festojnë përvjetorin e dashurisë!