I nxehti shton problemet me shëndetin mendor, këta persona duhet të bëjnë kujdes

0
331

Si çdo vit edhe këtë verë për shkak të temperaturave të larta rëndohet gjendja psikologjike dhe fizike e njeriut.

Temperaturat e larta sjellin çrregullim të neutransmetuesve, dhe për pasojë problemet e shëndetit mendor rëndohen.

Ekspertët thonë se janë shtuar personat që kërkojnë ndihmën e mjekut psikiatër.

Psikologia Adela Lamçe ka thënë për TCH se në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan paraqiten çdo ditë 20-50 raste të referuara nga qendrat komunitare.

Kujdes të veçantë, sidomos në këtë periudhë të vitit, duhet të bëjnë personat që shfaqin shenja të stresit, ankthit e depresionit.

Shqipëria nuk ka studime të mirëfillta për numrin e pacientëve të prekur nga këto sëmundje, por referuar të dhënave në sistemin shëndetësor parësor në një vit kryhen mesatarisht 15.000 vizita, persona që kërkojnë ndihmën e mjekëve psikatër për shkak të çrregullimeve dhe problemeve të shëndeti mendor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here