Shpërthen Kryemadhi: “Qytetarët të largojnë Ramën nga pushteti ose…”

1
226

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka akuzuar dje kryeministrin Edi Rama se po u grabit pronat shqiptarëve. Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi, teksa denoncoi dhunën e policisë ndaj disa qytetarëve në Kashar, deklaroi se kryeministri po u vjedh pronën edhe banorëve të rrethinave të Tiranës. Kryemadhi tha se ende pa hyrë ligji në fuqi sejmenët e Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç’të mundin. “Video më poshtë tregon qartë se si kryeministri po përgatit grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së shqiptarëve, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në rrethinat e saj. Makutëria e tij nuk njeh më asnjë kufi ligjor dhe moral!

Në mënyrë arbitrare policia është në krah të grabitësve të pronës së familjeve shqiptare, që e kanë blerë atë në përputhje me ligjet në fuqi. Ende pa hyrë në fuqi ligji, sejmenët e Edi Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç’të mundin. Ngjarja flagrante e shënuar sot në Kashar është vetëm fillimi i një procesi që Edi Rama e ka projektuar dhe ka nisur ta zbatojë që nga Teatri Kombëtar e më tutje”, u shpreh kreu i LSI, Monika Kryemadhi. Ndërkaq, Kryemadhi e akuzoi kryeministrin Rama se është shndërruar në një monstër politike që nuk po njeh asnjë kufij në vjedhje dhe në grabitje. Sipas Kryemadhit papërgjegjshmëria e kryeministrit po shkatërron jo vetëm çdo normë morale por edhe pronat e shqiptarëve. Në kuadër të këtyre akuzave, Kryemadhi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen dhe të rrëzojnë nga pushteti kryeministrin Edi Rama. “Kjo monstër politike që nuk njeh më asnjë kufi në vjedhje dhe grabitje duhet ndalur në mënyrë urgjente! Papërgjegjshmëria dhe perversiteti i tij, jo vetëm politik, prej kohësh po shkatërron, jo vetëm çdo normë, ligj e moral, por tashmë po gllabëron edhe pronat e ligjshme të shqiptarëve. Ky është momenti kur shqiptarët duhet të ngrihen dhe ndalojnë dorën e këtij satrapi, të cilin nuk e ndal dot as drejtësia e komanduar nga ai vetë”, u shpreh kreu i LSI, Monika Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here