Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit pranë rreth rrotullimit të bashkisë.
Një makinë ka përplasur një grua që po kalonte te vijat e bardha së bashku me foshnjën e saj 10 muajsh në karrocë.
Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e qytetit. Burime nga Qendra Spitalore raportuan se foshnja 10 muajshe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor.
Paraprakisht konstatohet se nuk ka probleme serioze nga aksidenti, ndërsa nëna e fëmijës ka pësuar tronditje nga aksidenti por jo dëmtime serioze.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.