Vazhdon protesta e e aktivistëtve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Edhe pse u votua projekligji me 75 vota pro, për prishjen dhe ndërtimin e kullave në këtë godinë, aktivistët janë të vendosur, se nuk do ta lejojnë prishjen e tij.
Një prej aktivistëve më aktiv në këtë çështje është edhe regjizori Robert Budina.
Ditën e stome Budina akuzoi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili sipas tij nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë.
“Para se të hidhej ky projektilgj, ne u takuam me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, i cili na inkurajoi, për iniciativën tonë dhe tha se do të bënte ç’mos që të bindi qeverinë që të tërhiqej nga ky projetkligj. Jo vetëm që nuk u bë, por sot ai as nuk e ktheu procedurën, me këtë mashtrim që u bë më votën, por e kaloi si një gjë teknike. Dhe unë këtu dyshoi në sinqeritetin e tij dhe më vjen shumë keq, sepse aty për aty e besova”, tha regjizori.
Më pas Budina lexoi letrën që Alenca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar presidentit Meta ditën e sotme, për të mos dekretuar ligjin.