Shqiptari “i bën gropën vetes” dyshohet se…

0
321

Paraburgim prej 30 ditësh ka caktuar Gjykata Themelore e Ferizajt për një qytetar i cili dyshohet se ka kryer vepër penale “prezantim i rremë si person zyrtar”.

Qytetari me iniciale P.M. është paraqitur në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel”, që gjendet në afërsi të Ferizajt, me pretendimin se është bashkëpunëtor i CIA-s dhe se punon edhe për Policinë e Serbisë, përkatësisht në shërbimin antiterrorizëm.

Në procesverbalin që e ka siguruar Koha Ditore, P. M. ka deklaruar se “ka hyrë në Bondsteel ku ka qëndruar rreth tri orë dhe se aty i është kërkuar pasaporta amerikane, por që, sipas tij, pasaporta i ka humbur në Luksemburg”.

Në polici mësohet të ketë thënë:

Në fakt, në Luksemburg më kanë plaçkitur me gjithë pasaportën dhe gjërat personale”
Menjëherë, policia e ka shoqëruar prë në rajon, ndërkohë që Gjykata bëri me dije masën e arrestit për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here