Një person ushtron dhunë dhe kërcënon punonjësit e OSHEE në Fier

0
148

Një qytetar është konfliktuar me punonjësit e zyrës së OSHEE në Fier dhe rojen e këtij institucioni gjatë ditës sotme.

Mësohet se shtetasi ka kërkuar takim me drejtorin e OSHEE dhe pasi është penguar ka tentuar të hyjë me forcë në institucion, duke u konfrontuar me rojen dhe punonjësit e tjerë.

“Mos u afroni se do t’ju qëlloj”, mësohet të ketë thënë personi i paidentifikuar ende, i cili eshte larguar pas perplasjes.

Gjate një lidhje telefonike, drejtori i OSHEE Fier, Armando Zhuka, pohoi se një person ka ardhur dhe është futur ne ambjentet e institucionit dhe ka kerkuar takim ne Drejtorin rajonal.

Pasi eshte vene ne dijeni se Drejtori nuk ndodhej per momentin, personi ne fjale i ka kercenuar dhe ka treguar pistoleten. Zhuka ka theksuar se ka edhe pamje filmike te cilat i jane vene ne dispocion policise dhe eshte kryer kallezimi perkates.

Sipas drejtorit te OSHEE, keto kercenime kane ardhur si pasoje e operacioneve te kryera ne terren per nderprerjen e lidhje te paligjshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here