Artan Lazaj nxjerr zbuluar Vasilika Hysin, ja pakti që u shkel…

0
674

Artan Lazaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nga procesi i vetingut doli se nuk justifikonte dot pasurinë. Por duket se Lazaj ka pasur një marrëveshje me socialistët gjatë kohës kur hartohej reforma në drejtësi.

Në rrjetet sociale në një koment të Vasilika Hysit, ai ka nxjerrë premtimin që i kishte bërë deputetja se ndihma e tij për reformën do të rezultonte si një vlerë e shtuar në dokumentet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Shikoni çfarë i shkruan ish gjyqtari deputetes së Partisë Socialiste.

Në seancën dëgjimore, të mbajtur më 2 korrik, KPK deklaroi se sipas ILDKPI gjyqtari Lazaj kishte kryer deklarim të rremë të pasurive, për të cilat rezulton se ai posedon sipas një kontrate sipërmarrjeje vetëm një apartament në kryeqytet, me sipërfaqe 159 metra katrore.

Image

‘Unë kam vetëm një pasuri, -theksoi gjyqtari,- edhe këtë shtëpi ende nuk e kam timen, e vetmja gjë që kam është një truall shkëmbor’.

Gjyqtari Artan Lazaj deklaroi se organet e vettingut nuk kishin llogaritur punën e tij në drejtësi për 10 vite, përderisa ai ka filluar punë në gjyqësor në vitin 1994. Duke i kujtuar KPK se e kishin bërë pronar edhe të një shtëpie në Bulqizë, e cila në fakt është shtëpia e fëmijërisë së bashkëshortes disa vite përpara se ai ta njihte.

‘Ju më llogarisni makinën, të cilën e mora gjate kohës që isha anëtar i KQZ,-deklaroi gjyqtari Laze,-dhe më pyesni pse e shita 5 mijë euro. Por e vërteta është se edhe sot në website ky automjet kushton 4800 dollarë, sepse ajo është makine e blinduar si ato që ju kanë vendosur juve në dispozicion.

Më tej gjyqtari tregoi se edhe kërkesat e herëpashershme të tij ishin për t’i treguar organeve të vettingut që të respektojnë standardet, sepse sipas tij nuk kanë lexuar asnjë nga provat e dorëzuara duke deformuar të dhënat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here