Me qëllim apo pa qëllim, Komisionieri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn ka dhënë detaje tronditëse të marrëveshjes që Edi Rama po bën me qeverinë greke të Aleksis Tsipras, në kurriz të Shqipërisë.
Ditën e sotme Hahn është shprehur qartas se marrëveshja që po përgatitet mes dy vendeve, do të sjellë ndryshimin të kufijve.
Sigurisht që Shqipëria nuk do të fitojë asgjë nga kjo marrëveshje, pasi do të jetë Greqia ajo që do të marrë detin e Shqipërisë.
‘Pamë në negociata çështjen e emrit dhe nëse do të ketë marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, sepse atje do të ketë rikonceptim të kufijve, kjo është shumë e rëndësishme dhe kritike për qytetarët…
Rrjedhimisht këtu kemi nevojë për udhëheqje për t’u kuptuar se duhet të ketë ndryshime në shoqëri…duhet të ketë ndryshime në mentalitet për të patur përparim të vërtetë në rrugën drejt Evropës’, tha ditën e sotme komisioneri Johannes Hahn.
Qeveria shqiptare asnjëherë nuk ka dhënë informacione për marrëveshjet që po bën me Greqinë dhe kanë qenë gjithmonë fqinjët që janë krenuar se do të zgjerojnë vendin e tyre.