Valon Behrami i jep fund beqarisë. Mesfushori i kombëtares zvicerane i ka thënë “Po” kurorëzimit me skiatoren e famshme të Zvicrës, Lara Gutin, me të cilin ka një vit që janë në lidhje.
Aventura e Zvicres përfundoi pas humbjen nga Suedia më 3 korrik, ndërsa Valon Behrami vetëm 8 ditë më pas martohet me Lara Gut.
Futbollisti ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në “Instagram” teksa shihet i veshur në kostume të zeza ndërsa pranë tij gjendet Gutin e veshur si nuse.
“Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë tanë përreth nesh, ndjenjë e shtëpisë… Nuk mund të kisha imagjinuar mënyrën më të mirë për të thënë Po”, ka shkruar ndër të tjerash sportistja në rrjetet sociale.
Kjo është hera e dytë që Behrami dërgon një të dashur në altar, pasi 33-vjeçari tashmë ka qenë i martuar me Elena Bonzanni.