Një 33 vjeçar nga fshati Mashkullorë i ka dhënë fund jetës. Raportohet se viktima është baba i dy fëmijëve, ndërsa është gjetur i vetëvarur.
Sipas policisë ai është identifikuar si Florian Resuli. Të dhënat e para bëjnë me dije se kanë qenë kushtet e vështira ekonomikë që çuan 33 vjeçarin të kryejë aktin e vetëflijimit.
Kohët e fundit aktet e vetëflijimit në Shqipëri kanë ardhur në rritje.