Nexhmije Pagarusha u shtrua pak ditë më parë në spital, ja gjendjen e saj…

0
216

Pak ditë më parë bilbili i muzikës Nexhimje Pagarusha u shtrua me urgjencë në spital, për shkak të një problem shëndetësor që kishte shfaqur.

Mirëpo tani gjendja e saj paraqitet më e qëndrueshme dhe Pagarusha po qëndron nën kujdesin e mjekëve në shtëpinë e saj. Ka qenë kryeministri i Kososvës Ramush Haradinaj ai që ka ndarë dy foto te saj, pas vizitës që i kishte bërë së bashku me bashkëshorten e tij Anita.

Haradinaj shkruan:

Janë disa njerëz që çdo gjëje i japin shkëlqim dhe jetën e bëjnë më të bukur. E tillë është ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Bashkë me Anitën, e vizituam sot në shtëpinë e saj tek po merr trajtim mjekësor pas një lëndimi dhe i uruam shërim të shpejtë.

Bylbyli i muzikës shqiptare ishte gjithmonë shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe ajo do t’ia dalë edhe kësaj herë, me sukses.

E paçim dhe gjatë me shëndet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here