ustin Bieber habiti botën kur vetëm disa javë pasi u rikthye me ish-të dashurën, Hailey Baldwin, vendosi ti propozonte asaj për fejesë. Pasi lajmi u përhap me shpejtësi, vetë këngëtari vendosi të publikonte një foto në profilin e tij në Instagram, ku i tregonte ndjekësve se ishte kokë e këmbë i dashuruar dhe se çifti po planifikonte edhe martesën.
Mirëpo, vetëm disa ditë pas fejesës, Justin është fotografuar në gjendje jo të mirë jashtë apartamentit të Haileyt. Ai u kap i ulur dhe duke qarë me duart e vendosura para fytyrës, teksa fliste në telefon.
Të gjithë fansat e çiftit janë bërë merak për mbarëvajtjen e fejesës së tyre dhe ende nuk dihet arsyeja e lotëve të Justin, i cili dukej mjaft i prekur në fotot e shkrepura.