Dy fëmijë 3-vjeçarë janë gjetur të mbyllur brenda një kafazi të vogël prej druri nga policia në juglindje të Brazilit.
Kur u pyetën nga autoritetet, prindërit e binjakëve thanë se kishin mbyllur fëmijët në arkë në mënyrë që të punonin në bujqësi si edhe të bënin punët e shtëpisë pa u penguar.
Policia në qytetin Aparecidinha bëri zbulimin tronditës pas një telefonate anonime ku thuhej se prindërit i mbanin rregullisht fëmijët e tyre në kafaz.
Në media është postuar foto kur djemtë u gjetën brenda në kafazin e drurit.
Mamaja e tyre, 37 vjec dhe babai, 40 vjeç janë arrestuar për keqtrajtim të të miture, ndërsa djemtë janë në kujdesin e shërbimeve sociale lokale.
Binjakët nuk treguan asnjë shenjë të abuzimit fizik, tha policia