Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur dhimbjen dhe pikellimin e e tij për ndarjen nga jeta të personalitetit botëror të kinematografisë, shqiptaro-amerikanin Stan Dragoti.
Ja mesazhi i plotë i ish-kryeministrit Berisha
Stan Dragoti nje amerikan dhe shqiptar i madh mbylli syte pergjithmone!
Te dashur miq, keto dite u nda nga jeta Stan Dragoti, regjizori i madh i disa kryeveprave te kinematografise te Holliëoodit, nje gjeni i reklames, shpetimtar i Neë Yorkut ne koherat e tij me te veshtira, me te famshmen “I love Neë York” por dhe nje shqiptar i madh e atdhetar i flakte qe i dha shume nder kombit tone!
Une pata fatin te nijhem nga afer me kete amerikan dhe shqiptar te madh, ta ftoj te vizitoje Shqiperine, dheun e prinderve te tij nga Dragoti i Tepelenes, te deshmoje atdhedashurine e tij te flakte por dhe gadishmerine per te ndihmuar vendin e tij per dekada i ndaluar per te.
Me kete rast shpreh dhimbjen dhe pikellimin tim te thelle per per kete humbje te madhe dhe nderimin e mirenjohjen time te pakufishme ndaj Stan Dragotit dhe vepres se tij te pavdekshme! sb