Berisha zbulon paktin e fshehtë: Ja çfarë po i fal Rama Greqisë….

0
420

“U bëj thirrje shqiptarëve të mos pranojnë me asnjë çmim marrëveshjen e fshehtë të Londrës ‘Cipras – Zografi i dytë’ të coptimit të trojeve shqiptare!”. Kështu shkruan sot ish-kryeministri Berisha, duke akuzuar Ramën se me paktin me Greqinë po u fal fqinjëve 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftës me triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi.

Postimi i Berishës 

Kryeministri Cipras zhvesh cullak Zografin e dytë!

Të dashur miq, Kryeministri i Greqisë Cipras pohon publikisht marrëveshjen e tij me Zografin e dytë për coptimi të ri të trojeve shqiptare në Londër! Në këtë marrëveshje Edvin Zogarfi i ka falur Greqisë një sipërfaqe prej 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftës me triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi. Për të kuptuar se çfarë përmban marrëveshja e Londrës mjafton të lexoni deklaratën e Kryeministrit Cipras pas takimit me Zografin e dytë në Londër, në të cilën ai haptas flet për arritjen e “një zgjidhje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”.

Mendoj se për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë këto fjalë nuk kanë nevojë për asnjë koment.

Po rikujtoj këtu se ministri i mbrojtjes i Greqisë ka deklaruar në media se me marrëveshjen e detit me Shqipërinë zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaron se zgjidhja (marrëveshja) i jep avantazh të rëndesishëm Greqisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (zonën e naftës dhe gazit).

Edvin Kristaq Rama, për të mbuluar aktin e shitjes dhe coptimit të dytë për karrigen e tij të trojeve shqiptare, ankohet në Bruksel se shqiptarët po e quajnë tradhëtar.

Me këtë rast u bej thirrje shqiptarëve të mos pranojnë me asnjë çmim marrëveshjen e fshehtë të Londrës ‘Cipras – Zografi i dytë’ të coptimit të trojeve shqiptare! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here