Doni të holloni kofshët për një javë, provoni këto metoda

0
167

Shumë gra dëshirojnë kofshë të holla dhe kjo është ëndrra e tyre verore.

Ndoshta ndryshimet në dietën tuaj dhe trajnimet që keni bërë gjatë kësaj kohe nuk kanë funksionuar, por kjo stërvitje do t’iu japë rezultat që në javën e parë.

Falë programit të ri të instruktores së palestrës Jessica Smith do të arrini të dobësoni zonën e kofshëve në kohë të shkurtër.

Pas çdo ushtrimi ju duhet të bëni 15 deri në 20 minuta të stërvitjes kardio.

Pozicioni bretkosë

Filloni duke u shtrirë në shpinë dhe vendosni të dy krahët nga vetja ndërsa këmbët ngrijini sa më afër vetes.

Sigurohuni që të mbani shpinën drejt.Mblidhini këmbët përpara si bretkosë.

Filloni gjuajtjet me këmbë në një kënd 45 gradë në dysheme.Mbajeni këtë pozicion për disa sekonda.

Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë.

Squats me ngritje këmbësh

Qëndroni me këmbët drejt ku gjerësia të jetë më e madhe se ajo e shpatullave.

Ngrini gjurin tuaj drejt gjoksit.Bëjeni këtë veprim për 30 sekonda me njërën këmbë dhe të njëjtën gjë me këmbën tjetër.Përsëriteni këtë stërvitje 10 herë me secilën këmbë.

Kërcim patinazhi

Lëvizini këmbët njësoj sikur të ishit duke bërë patinazh.Lëvizini krahët përpara për një efekt më të mirë trajnimi.Këtë ushtrim bëjeni për një minutë.

Boksi

Bëjini gati grushtat sikur të jeni duke filluar një ndeshje boksi. Gjuani me njërën këmbë përpara duke e pozicionuar si gjysmë hëne. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.Për të përfunduar, bëni stretching për 30 sekonda. Ky ushtrim do të shtrijë muskujt e kofshës dhe do të ndihmojë në parandalimin e ndonjë dhimbje të nesërmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here