Ndërsa po bëheni gati për të bërë pushimin e fundjavës, duket se moti nuk do të jetë ai i viteve të kaluara.
Sipas parashikimit të Meteoalb, gjatë ditës së sotme dhe nesër temperaturat do të jenë normale, ndërsa koha mund të shoqërohet edhe me ndonjë shi lokal, por kryesisht në veri dhe juglindje të Shqipërisë.
E shtuna, vijon me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por sërish pasditja do të zhvillojë vranësira lokale në ekstremet Veri-Juglindje ndërsa mundësia për shira paraqitet e pakët.
E diela, mbetet e kthjellët në bregdet ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit; më të shpeshta në Veri – Verilindje ku priten shira afatshkurtër.
Fundjava nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme të vlerave termike, ekstremumet ditore pritet të luhaten nga 13°C mëngjesi më i freskët në Juglindje deri në 35-36°C, maksimumi termik në zonat Perëndimore.