Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Dy të rinj, mjaft të njohur, i kanë dhënë fund jetës njëri pas tjetrit.
32-vjeçarja Sophie Gradon, e cila në vitin 2009 u shpall Miss Britania, u vetëvra në 22 Qershor.
Por vetëm pak ditë më pas, i ka dhënë fund jetës edhe i fejuari i saj 25-vjeçar i cili nuk e përballoi dot humbjen e të dashurës.
“Nuk do rresht kurrë së dashuruari, zemra ime do jetë e jotja deri ditën që do bashkohem me ty. Do shihemi shumë shpejt engjëlli im”, kishte shkruar Aaron Armstrong në Facebook.