PD zbulon planin 20 vjeçar të Edi Ramës: Të shkatërroj…

0
241

Partia Demokratike publikoi sot dokumente që vërtetojnë planin 20 vjeçar të Edi Ramës për të shkatërruar Teatrin Kombëtar e për të ja dhuruar firmës “Fusha shpk”.

Faktet i renditi në një konferencë për shtyp nga selia blu, këshilltari ligjor I grupit të PD, Gazmend Bardhi.

‘Plani mafioz dhe korruptiv i Edi Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar 6 Kulla në qendër të Tiranës, është i mirëmenduar dhe i përgatitur me kujdes prej kohësh. Partia Demokratike ka faktuar gjatë gjithë këtyre ditëve, sesi Edi Rama, në çdo funksion publik që ka mbajtur, që prej 20 vitesh në politikë, ka patur vetëm një qëllim: Të shkatërrojë historinë dhe monumentet e kulturës për të ndërtuar Kulla, nëpërmjet të cilave pastron para dhe fiton miliina euro’, – deklaroi Bardhi.

Sipas tij dokumentet provojnë se qëllimi i Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por falja e pronës publike kompanisë Fusha sh.p.k., me synimin e vetëm të përfitimit korruptiv të rreth 205 milion eurove.

‘Vendimi i parë është marrë nga qeveria në prill të vitit 2000. Vendimi shpallii “Ansambël Monument Kulture” Aksin Kryesor dhe Qendrën Historike të Qytetit të Tiranës. Ky ansambël monument kulture kishte një shtrirje të gjerë dhe korrespondonte me përfshirjen në të, të të gjitha ndërtesave me vlerë historike në qytetin e Tiranës, të cilat duhet t’i nënshtroheshin ruajtjes dhe restaurimit të tyre. Ansambli Monument Kulture përfshinte edhe Teatrin Kombëtar dhe zonën përreth tij derisa kryeministër u bë Edi Rama dhe Kryetar Bashkie Erion Veliaj, me bashkëpunimin kriminal të të cilëve Tiranës po i zhduken pjesët historike, duke u zëvendësuar me kulla’.

Partia Demokratike renditi me data të gjitha aktet që kanë çuar në ligjin “Fusha” që dënon me vdekje Teatrin, por sjell lindjen e 6 kullave të biznesit në vend të tij:

Qershor 2015 – Emërimi i Erion Veliajt kryetar bashkie

Shkurt 2016 – përgjysmimi i çmimit të truallit tek zona e Teatrit

Mars 2016 – Fusha shpk blen toke tek zona e Teatrit

Prill 2017 – një vit më vonë, në kulmin e krizës politike parazgjedhore, Edi Rama vendosi zvogëlimin e Qendrës Historike të kryeqytetit.

Me vendimin e datës 12 Prill 2017 qeveria hoqi prej hartës së mbrojtur zonën e Teatrit Kombëtar dhe çdo zonë tjetër të Tiranës, ku ka planifikuar ndërtimin e Kullave.

Bardhi nënvizoi se “vendimi për zvogëlimin Qendrës Historike është marrë pa patur asnjë argument ligjor,  teknik apo historic”.

“Argumenti i vetëm është pastrimi i parave dhe fitimi i miliona eurove nga Edi Rama, njësoj siç bëri kur ishte Kryetar Bashkie, që shndërroi çdo lulishte dhe hapësirë publike në shesh ndërtimi për të përfituar 20 %-shin nga çdo ndërtim”, – u shpreh këshilltari ligjor I PD në konferencën e sotme për shtyp.

PD publikoi një hartë që sipas saj provon sesi Edi Rama ndryshoi një vit më parë, hapësirën e Zonës Historike të Tiranës, duke hequr prej saj zonën e Teatrit Kombëtar.

“Në hartë duken qartë sesi në çdo zonë të eliminuar nga zona e mbrojtur janë ndërtuar apo janë planifikuar të ndërtohen kulla”, deklaroi PD.

“Afera mafioze me Teatrin Kombëtar provon se Rama është gati të shkatërrojë gjithçka për interesat e tij personale dhe pasurimin e një grushti oligarkësh që ndajnë fitimet e paligjshme me të. Transparenca jonë për këtë akt mafioz do të vazhdojë me këmbëngulje dhe pa asnjë hezitim. Apelojmë edhe sot Presidentin e Republikës që të ndalë këtë akt korruptiv dhe të rrëzojë ligjin antikushtetues. Partia Demokratike, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!”, – përfundon qëndrimin e saj Partia Demokratike.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here