Një përleshje me thika ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në burgun e Larisas, Greqi.
Në këtë zënkë janë përfshirë 3 shqiptarë dhe një bullgar.
Ende nuk dihet shkaku i zënkës, por mësohet se shqiptarët kanë qëlluar me thikë në kraharor bullgarin.
Me shpejtësi ka ndërhyrë policia e burgut e cila ka izoluar shqiptarët, ndërsa bullgari është dërguar në spital.
Sipas të dhënave, ai është në gjendje të rëndë