Skandali i diplomimit në Shqipëri/ Djali i Bossit që s’shkoi as një ditë në fakultet…

0
236

Renzo Bossi, i biri i themeluesit të Lega Nord gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në vendin fqinj kundër tij ka folur sërish për diplomën që ka marrë në Shqipëri në Universitetin privat Kristal, pa qenë asnjë ditë. Renzo Bossi, ndër të tjera po hetohet nga prokuroria për diplomën, pasi akuzohet se e ka paguar me fondet e partisë. Por në dëshminë e dhënë para prokurorit, që është zbardhur nga mediat italiane, Renzo Bossi është distancuar sërish nga diploma duke u shprehur se datëlindja që ishte shkruar ishte e gabuar.

“Dokumentet mbi diplomimin tim i kam parë vetëm pasi janë publikuar gjatë hetimit. Data e lindjes e shkruar në diplomë është e gabuar. Pas maturës kam folur me familjen duke shprehur vullnetin për të studiuar në Amerikë për të kompletuar studimet dhe për t’u kthyer e për të dhënë kontributin tim në parti, por më vonë hyra në Këshillin Rajonal, jetoja midis Legës dhe Këshillit dhe nuk kisha më kohë. Jepja një kontribut për partinë ” deklaroi ai para prokurorit Paolo Filipini.

Renzo Bossi rezulton se u regjistrua si student pranë këtij Universiteti në Shqipëri në vitin akademik 2007-2008, me numer amze 482, dhe është diplomuar për Menaxhim-Biznesi, dega Ekonomik në datën 8 Tetor të 2010. Nga verifikimi i hyrje-daljeve në Shqipëri duke u bazuar në sistemin TIMS të instaluar në të gjitha pikat kufitare në vend rezultoi se djali i Bossit nuk e ka prekur asnjëherë tokën shqiptare. Pra ai është pajisur me diplomë nga ‘Kristal’ pa qenë i pranishëm asnjëherë në auditorët e këtij universiteti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here