Ishte shpallur i zhdukur pak ditë më parë, por duket se është ekzekutuar si hakmarrje për vrasjen e ndodhur në 2015.
Siç njoftojnë mediat, sot është gjetur i ekzekutuar dhe i groposur trupi i Elion (Kejsi) Hysa.
Trupi i të riut është gjetur i groposur në zonën e Niklës, në Fushë Krujë.
Elion Hysa fillimisht është vrarë dhe më pas groposur pranë varrezave të Niklës.
Duket se autorët kanë dashur që të ngatërrojnë policinë dhe familjarët duke e varrosur trupin pranë varrezave.
Hysa ishte shpallur i zhdukur që në datën 5 korrik, ndërsa ishte në kërkim nga policia që nga vera e vitit 2015.