Faktet që nuk i dini për shpinën

0
279

Kur ka “lindur” dhimbja e shpinës? Përse neandertalët nuk vuanin nga ajo? A kemi të gjithë të njëjtin numër vertebrash? Më poshtë do të gjeni të parashtruara disa kuriozitete e fakte mbi shtyllën kurrizore dhe shpinën

1- Dhimbja e shpinës? Trashëgimia e evoluar
Dhimbja e shpinës e cila ka prekur pjesën më të madhe të popullsisë “moderne” mund të jetë shkak i një evolucioni jo perfekt. Nga kalimi i ecjes me katër këmbë me shpinën lart, shtylla kurrizore ka ndryshuar.

Jo të gjithë kanë të njëjtin numër vertebrash
Shtylla kurrizore në përgjithësi është ndërtuar nga 33 vertebra (7 cervikale ose në shqip 7 unaza të qafës, 12 unaza të brinjëve, 5 unaza të belit, 5 unaza nyjore dhe 4 unaza kërbishtore). Por jo për të gjithë është kështu: te Homo sapiens, numri i vertebrave mund të variojë nga 32 deri në 35. Ai që përbën ndryshimin është numri i rruazave në zonën e legenit.

Kthesat natyrale të shpinës nuk zhvillohen të gjitha së bashku
Katër kthesa fiziologjike të shtyllës kurrizore ndodhin në kohë të ndryshme të zhvillimit. Të ashtuquajturat kifoza e kraharorit dhe sacro-coccigea, kthesat e drejtuara së brendshmi, formohen që në fazën embrionale, ndërkohë që dy kthesat e tjera, cervikale dhe lombare, të drejtuara jashtë zhvillohen më pas. E para kur fëmija mëson të mbështesë vetë kokën, ndërsa e dyta kur ai mëson të ecë.

E bekuar qoftë shtylla kurrizore!
Mbetemi te zhvillimi i fëmijës: nëse gratë në shtatzëni arrijnë të mbajnë shumë mirë peshën e barkut, këtë e arrijnë vetëm falë shtyllës kurrizore. Në këtë mënyrë, gratë në shtatzëni mund të anojnë mbrapa rreth 28 gradë nga e zakonshmja.

Stetoskopi vendoset në pikën e vetme të lirë
A e keni parë momentin kur mjeku, për të dëgjuar mushkëritë, e vendos stetoskopin po në një pikë të vetme të shpinës, pak më poshtë bazës së shpatullës? Ai është “trekëndëshi i dëgjimit”, një zonë pa kocka dhe e mbuluar vetëm me muskuj të hollë, në të cilën dëgjimi i frymëmarrjes së pacientit bëhet më i lehtë.

Dhimbja e shpinës vjen prej sapiensëve
Neandertalët kanë vuajtur më pak nga kjo dhimbje: një studim i vitit 2008 ka analizuar vertebrat lombare (të belit) të dy të rriturve neandertal. Mendohej se jeta dhe punët e lodhshme fizike do ta kishin dëmtuar shpinën e tyre, por ja që në të vërtetë nuk kishte ndodhur kështu. Pra, pse dhimbja e shpinës u takon vetëm kushërinjve tanë, sapienësve? Ndoshta prej muskujve të fortë që kontribuojnë në lodhjen dhe lakimin e saj, e cila për kohën tonë konsiderohet një sëmundje më vete.

Tatuazhet e gjithmonshme
Tatuazhet më të vjetra janë bërë pikërisht në shpinë (dy për saktësi). Ata i kanë përkitur Ötzi-ut, njeriut Similaun, i cili ka vdekur në vitin 3100 dhe 3300 para erës sonë. Supozohet se ata ishin pjesë e një praktike të lashtë mjekësore, ndoshta të ngjashme me një formë primitive të akupunkturës.

Bëni kujdes me celularin
Kushdo që vuan prej dhimbjes së shpinës duhet të ulë përdorimin e vazhdueshëm të smartfonit. Dy deri në katër orë të kaluara në celular i detyrojnë vertebrat e para të shtyllës kurrizore me një ngarkesë e cila mund të arrijë deri në 27 kg presion, pra përafërsisht kjo është pesha e një fëmije 7-8 vjeç. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here