I riu shqiptar i cili u gjet i vdekur mëngjesin e të premtes në plazhin e Chania-s në Greqi, i është zbuluar identiteti sot.
Vendi ku ndodhi ngjarja
Çfarë ndodhi: Duket të jetë një vetëvrasje, por raporti i mjekësisë ligjore dhe hetimet nga oficerët e policisë së Chania-s do të hedhin dritë mbi rrethanat e vdekjes së 22-vjeçarit, shkruajtën mediat greke, duke cituar burime policore.
Një provë e gjetur në vendngjarje që forcon tezën e vetëvrasjes është një letër. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një “shënim lamtumirë” që viktima kishte lënë për familjarët, duke u shpjeguar arsyet se përse kishte vendosur ti jepte fund jetës.
Sot:
Familjaret kane terhequr trupin e te riut nga morgu ne shtetin grek dhe jane duke e transportuar drejt institutit te mjekesise ligjore ne Tirane.
Trupi i te riut do ti nenshtrohet ekspertizes mjeko-ligjore per te percaktuar shkakun e vdekjes edhe pse ne shtetin grek eshte bere e njejta procedure.
Viktima Dorian Mancellari rreth 32 vjec, nga Pogradeci.