Deputeti i PD, Klevis Balliu ka komentuar vizitën dhe deklaratën e përbashkët për media të eurokomisionerit Johanes Hahn me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, Klevis Balliu thotë se Hahn është totalisht i dezinformuar nga qeveria, pasi antena i kap vetëm ERTV.
Statusi i plotë:
Komisionerit Hahn duhet ti blejmë digitalb, sepse deri tani antena i kap vetëm ERTV.
Komisioneri Hahn është totalisht i dizinformuar nga qeveria, për arsye të cilat unë nuk i di.
Por mendoj që do të ishte mirë ti bëjmë dhuratë një digitalb, që Komisioneri Hahn të shohë realitetin e vërtetë në Shqipëri. Në mediat e lira dhe që i shërbejnë interesave të qytetarëve shqiptarë, Hahn do mundë të shohë një tjetër realitet, ndryshe nga sa e paraqet ERTV. Ky informacion Hahn do ta ndihmonte shumë përpara se sa ai të jepte konferenca shtypi në Tiranë.