Nga ana kozmetike, në qoftë se ju mbani kufje shumë shpesh, ato mund të shkaktojnë probleme të lëkurës të tilla si aknet.
Më serioz është efekti ndoshta i dëmshëm që kufjet kanë në dëgjim.
Studimet tregojnë se dëgjimi në kufje shumë shpesh në vëllime të larta mund të çojë në humbje të përhershme të dëgjimit.
Ja cilat janë 4 rreziqet potenciale të përdorimit të shpeshtë të kufjeve:
1. Aftësia juaj dëgjuese mund të vuajë shumë
2. Mund të merrni një infeksion të veshëve
3. Mund të zhvilloni Vertigo “një ndjesi e humbjes së ekuilibrit” dhe shoqërohet shpesh me simptoma të tilla si marramendje, të përziera dhe të vjella.
4. Jeni të ekspozuar ndaj rrezatimit
Si të jeni të sigurtë?
Gjithmonë blini dhe mbani kufje të reja. (Mos i blini ato të dorës së dytë.)
Dëgjoni me volum më të ulët se 60 për qind për jo më shumë se 60 minuta në një kohë.
Mos i futni me forcë kufjet në kanalin e veshit.
Mos dëgjoni muzikë me volum të lartë gjatë ecjes ose drejtimit të makinës.
Kërkoni ndihmë mjekësore nëse përjetoni marramendje ose vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit.