Një ditë më parë këngëtari shqiptar publikoi projektin e tij të fundit, këngën me titull “Prej se jena nda”. Për të realizuar klipin Ylli Limani kishte zgjedhur Ada Dedën, vajzën e ish-deputetes demokrate, Albina Dedës. Të gjitha ata që kanë parë klipin e kanë njohur bukuroshen pasi Ada është mjaft e famshme në rrjetet sociale dhe ndiqet nga mijëra njerëz.
Vetëm pak orë pas klipit këngëtari publikoi një foto me 19-vjeçaren dhe e falenderoi për pjesëmarrjen e saj në klip. “Faleminderit Ada që ishe pjesë e këtij projekti,”- shkruan Ylli. Të njëjtën foto e karipostuar modelja dhe ka falenderuar këngëtarin dhe shtëpinë diskografike.
Më parë, Ada ka patur eksperiencë edhe si modele e prezantuese në “Miss Universe Albania”.