Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 25-vjeçari

0
452

Dy persona janë vënë në pranga për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën një i ri.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se kanë arrestuar shoferin e mjetit që shkaktoi aksidentin, si dhe një tjetër qytetar pasi akuzohet për pendim të së vërtetës.

I riu Xhemal Goga 25 vjeç, mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe humbi jetën një ditë më parë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 17.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Rr., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, në Kashar, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, i cili është përfshirë në aksident me mjetet tip “Jeep Kabriole” dhe “Peugeot”, me drejtues shtetasit Xh.G., dhe J.H., vjeç 25 e 24, banues në Tiranë, për pasojë, ka vdekur drejtuesi i mjetit Xh.G., kurse drejtuesi J.H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 291 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për aksidentin me pasojë vdekje të shtetasit Xh.G., ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Domjes, më datë 18.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ll., vjeç 28, banues në Fushë Krujë, për pengimin e të vërtetës. Neni 301 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here