Ky është momenti prekës kur një burrë me aftësi të kufizuara në një karrige me rrota është shtyrë nga qeni i tij. Ngjarja ka ndodhur në Filipine ku Danilo Alarcon është filmuar teksa po ecte në rrugë i ndihmuar nga kafsha e tij shtëpiake.
Në pamundësi për të ecur vetë apo ta ndihmonte ndonjë person tjetër, atij i ka ardhur në ndihmë qeni duke i shtyrë karrocën me kokë. Bëhet e ditur se Alarcon nuk ka qenë në gjendje të ecë që kur ka pësuar një lëndim kurrizor në një aksident me motor disa vite më parë. /ma.me