Prej disa javësh Albi Nako dhe Alba Hoxha kanë qenë shumë të komentuar në media pas thashethemeve për një lidhje mes tyre. Dyshimet nisën nga fakti që dyshja u pa në disa vende bashkë, një herë në Paris e një herë në Bruksel e më pas në Zvicër.
Ndonëse Albi u shpreh se ndodheshin atje për punë, thashethemet vazhduan e madje u tha se dyshja do e zyrtarizonin lidhjen madje u përfol edhe për një fejesë të mundshme e cila u refuzua kategorikisht nga dyshja në fjalë. Mirëpo siç duket ata kanë udhëtuar sërish bashkë ditën e sotme. Albi Nako dhe Alba Hoxha ndodhet që të dy në Ulqin në Mal të Zi nga ku kanë publikuar video në instastory në të cilat kanë tregouar vendndodhjen.
Nuk e dimë nëse kanë shkuar për punë apo për pushime, por do e mësojmë më vonë.